Ronaldo nuk përmbahet, rekordet që theu dhe barazoi me 'dopietën' kundër Francës

24 Qershor 2021, 14:26

Dy golat kundër Francës kanë bërë që Cristiano Ronaldo të barazojë rekordin e ish-sulmuesit të Iranit përsa i përket golave që një futbollist ka shënuar me kombëtaret. Ndërkohë portugezi është bërë i vetmi më me shumë gola në Europian dhe Botëror së bashku, duke parakaluar Miroslav Klosen.