• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 8 qershor 2021 / Operacioni për ndërtimet në bregdet

    Telefonuesit analizojnë operacionin “bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe zbulojnë përgjegjësit

  • VIDEO

    A do të shkarkohet presidenti Ilir Meta? Të ftuar Myslim Murrizi dhe Petro Koçi

    Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga Berisha 'non grata" behet ceshtje edhe ne Uashington te parodia e "turit te kontestimit"  te Lulzim Bashes e deri tek meritat dhe gabimet e Enverit

  • VIDEO

    Petro Koçi: Meta ka përdorur retorikë makabre, përfaqësues i presidencës më të shëmtuar në histori!

    Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” krahasoi presidentin Ilir Meta me Sali Berishën kur ishte në të njëjtin post. Duke theksuar se është i bindur se Meta duhet të shkarkohet e quajti retorikën e tij makabre.

  • VIDEO

    Juristi Ndreca për Report Tv: Meta ka bërë thirrje për dhunë që provojnë kryerjen e veprës penale! Në parim nuk ka imunitet

    Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në Report Tv thotë se Kuvendi do të marrë vendimin për të shkarkuar presidentit Ilir Meta, pasi ka tejkaluar kompetencat e tij dhe është përfshirë direkt dhe indirekt në fushatën elektorale

  • VIDEO

    Studentja shqiptare vlerësohet për inteligjencën më të lartë

  • VIDEO

    "I dashuri im kujdeset më mirë sesa ti"/Prej 6 muajve gruaja shkëput kontaktet me burrin

    Çifti Astrit dhe Matilda Gjoka janë në prag divorci, por nëna prej 6 muajve ka shkëputur çdo lloj kontakti të dy vajzave të mitura me babain e tyre. 39-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike bashkëshortes, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali. Sapo u martuan në vitin 2011, çifti vendosën të jetonin në shtetin fqinj, vend në të cilin Astriti jetonte prej 20 vitesh. Në fillim marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, deri në momentin kur bashkëshortja i kërkoi të zhvendoseshin nga Bolonja drejt Romës, aty ku jetonte nëna e saj e martuar me një shtetas italian. Astriti nuk pranoi, ndërkohë që kishin ardhur në jetë edhe dy vajzat. Pas refuzimit të tij, 29-vjeçarja merr vajzat dhe largohet nga shtëpia, duke denoncuar bashkëshortin për dhunë psikologjike. Në vitin 2013 nëna me të bijat u strehuan në një qendër nga shërbimi social italian. Veprimin e bashkëshortes, që i ndalon çdo kontakt me të bijat, 39-vjeçari e sheh si shenjë hakmarrje, pasi ishte ai që kërkoi divorcin, pas konflikteve që lindën mes tyre pa mbushur ende tre vite martesë. Babai u nda fizikisht me vajzat në vitin 2015, kur u dëbua nga shteti italian, ndërsa nëna vazhdon të jetojë në Itali ku ka nisur bashkëjetesën me një shtetas italian. Në vitin 2007 jam njohur me nusen, ndërsa në vitin 2011 bëmë martesën dhe më pas u nisëm në Itali. Ajo kërkoi të ikte tek e ëma, e cila jetonte në Romë. Unë i thashë të vinte ajo ta takonte nëna këtu. Nuk e lashë se nëna jetonte me një shtetas italian. Unë nusen e mora për vete, jo për ta dërguar në Romë. Kështu filluan debatet mes nesh, kur ajo thërriti policinë, ndërkohë që unë isha në punë dhe më denoncoi për dhunë psikologjike. Kur erdha në shtëpi nuk i gjeta aty. Kishte ardhur punonjësja e shërbimit social dhe i kishte marr. Ato u vendosën në një qendër sociale në Pezaro Urbino. Një muaj pasi u largua nga shtëpia, Matilda kërkoi të kthehet në shtëpi, por Astriti nuk e pranoi më si gruan e tij. Ai i ofroi një tjetër mundësi, atë të marrjes së një shtëpie me qira, pasi përveç fyerjes, që ndjeu si bashkëshort, meraku i vetëm i tij ishin vajzat e mitura, më e vogla 5 muajshe në atë kohë. Unë i kam takuar gjatë kohës që ishin atje, madje i kam dhënë edhe para. Me vajzat takoheshim nje herë në javë nga një orë. Me Matildën nuk takohesha shpesh. Ajo më kërkoi të vinte në shtëpi, por unë nuk mund ta pranoja më si bashkëshorten time. Mendova se do ta bënte prapë të njëjtën gjë. Unë kërkova të merrja një shtëpi me qira, që të kisha pranë edhe vajzat, por ajo nuk e pranoi këtë gjë. Bëra një sherr në me një punonjës në kuesturë, sepse nuk më lejonte të takohesha me vajzat. Pasi e kërcënova në telefon ai njoftoi policinë dhe me urdhër të prefektit unë kthehem në Shqipëri. Me vajzat jam ndarë në vitin 2015, i kam takuar për herë të fundit kur e madhja ishte 4 vjeçe dhe e vogla 2 vjeçe. 39-vjeçari është i bindur se vendin e tij nuk e zëvendëson askush, por nuk mund ta pranojë faktin, kur bashkëshortja u ka prezantuar si baba të bijave bashkëjetuesin aktual. Ajo më ka thënë se partneri i saj italian kujdeset për vajzat, më mirë sesa unë. Për këtë nuk jam ndjerë aspak mirë, kjo është e rëndë për mua. I kam të gjitha faturat, që kam paguar çdo detyrim për vajzat, çdo gjë që ata kanë dashur. Nëse ajo i don vajzat, t’u thotë që babai jam unë, Astrit Gjoka. Ata janë gjaku im, nuk ka shanse që ajo të bëjë ç’dojë, që t’i prezantojë për baba, shtetasin italian.

  • VIDEO

    'Sfilonte' në zyrë/ Kapedani dorëhiqet si zv. kryetare, përlotet në seancë: Po bëhem kokë turku, mos lejoni që krimi të fitojë mbi mua! KLGJ e pezullon deri në fund të hetimeve

    Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Elnekelda Kapedanit, pas video të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.

  • VIDEO

    Integrimi dhe negociatat, Rama niset sot drejt Hungarisë: Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán! Nesër mbërrin në Bullgari, rikthehet për shkarkimin e Metës

    Kryeministri Rama është nisur ditën e sotme drejt Budapestit për një vizitë zyrtare dhe do të takohet me liderët e shtetit hungarez.

    Nesër Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Bullgari ndërkohë që pritet të kthehet të mërkurën përpara seancës në parlament për shkarkimin e presidentit Meta!

  • VIDEO

    Denoncoi qarkullimin e tezës së provimit të Maturës në internet, Ndriçim Mehmeti: Krim arsimor, i nxjerrin administratorët nga presioni!

    Eksperti për çështjet e arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti, publikoi sot në Facebook tezën e provimit të maturës, duke denoncuar faktin e rrjedhjen së tyre para se maturanët të zinin vend në klasa për të zhvilluar provimin.

    Në një lidhje me Skype për "Report TV", Mehmeti e konsideroi këtë 'krim arsimor', duke thënë se nxënësit po mësohen me "vjedhje". Sipas Mehmetit, testet i nxjerrin administratorët për shkak se i ushtrohet presion, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve në shkolla.

    Është një krim arsimor, ne vazhdojmë t'i mësojmë me vjedhje, keqadministrim dhe sigurisht jemi mësuar edhe me heshtje, prindërit nuk reagojnë, nxënësit nuk reagojnë, shoqëria nuk reagon, mbetemi në kuadrin e heshtjes nga Ministria, me siguri do lëshojë një deklaratë ku do thotë do merremi me rastin dhe do vëmë para ligjit fajtorët. Por nuk është marrë asnjëherë asnjë masë. Kjo është shkelje e të drejtës së maturantëve për të konkurruar në mënyrë të ndershme. Është bërë ndonjëherë ndonjë analizë? Sa kohë që ne i kemi mësuar në mënyrë të tillë, mos të kërkojmë qytetarë shembullorë në provimet e Maturës Shtetërore. Ne e kemi mësuar ta ndihmojmë, t'i japim ndonjë notë se është nipi i këtij apo atij. Administrimi është çorganizuar, i mësojmë nxënësit të kopjojnë.

    Testet i nxjerrin edhe administratorët dhe bëhet një presion shumë i madh, duhet hetuar se çfarë ndodh në shkollë, a ka mësues që kanë fëmijët e vet në shkollën ku bëhet provimi. Nuk ka asnjëlloj vizioni për të patur një tjetër gjendje në arsim. Ne duhet të ulemi me këmbë në tokë, të shohim se ku është arsimi dhe në rast se ne vëmë gishtin mbi plagë, do mundësojmë një arsim më të mirë dhe të anashkalohen këto probleme që kemi sot, përndryshe do vuajmë shumë paditurinë dhe kontigjentët e krimit  do të jenë gjithnjë më të rritura sepse një njeri pa shkollë do të gjejë mënyra të tjera për të siguruar jetesën", tha ai.

    Maturantët iu nënshtruan sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:00, ndërsa për "Report Tv" disa nxënës  konfirmuan se teza që qarkulloi në internet, ishte e njëjta me atë që ata bënë. Nuk ka ende një reagim nga Ministria e Arsimit në lidhje me këtë situatë të krijuar.

  • VIDEO

    6 vrasje në 6 ditë/ Sociologu Gëzim Tushi: Krimi është banalizuar! Indiferenca e shoqërisë alarmante

    TIRANË- 6 vrasje në 6 ditë....për këtë bilanc të rënduar, sociologu Gëzim Tushi, liston një sërë arsyesh ku më kryesoren sheh pandëshkueshmërinë nga shteti që fuqizon kriminelët dhe indiferentizmin e shoqërisë. Tushi shkon që në gjenezë të këtij masivizimi të kriminalitetit, siç ai e ka quajtur. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Tushi e sheh ngërçin që te shkolla, e që kulom me zvarritjen e Reformës në Drejtësi. Tushi tha situata është alarmante, kjo pasi jo vetëm që kemi një numër të lartë vrasjes, por ajo që e bën më të rëndë janë motive, sipas tij krejtësisht banale.

    “Një nga arsyet është zvarritja Reformës në Drejtësi, ulja e forcës goditëse të shtetit, kriminelët e kanë kuptuar këtë. Ne jemi shoqëri që kemi dalë nga diktatura dhe njeriu ose ka ndërgjegjen e tij që e ndalon të bëjë krim ose frika nga ligji dhe kjo e bën që krimi të përvëlojë.  Pjesa më e madhe e krimit është krim në familje, ne nuk po merremi me edukimin e njerëzve, po gëlojnë bulizmi, njeriu që e ka mendjen vetëm te paratë, shkolla bën pak dhe mos harroni që në shkollë mund të dalin mirë në rezultate, por mund të dal më pas dikush që vret, ka një zgjerim të madh të lëndëve psikotrope. Shoqëria shqiptare po kthehet në spital psikiatrik, nga këto njerëz, janë të frikshëm kur i sheh në rrugë, po shtohet numri i atyre që nuk po shkojnë në shkollë, dhe ato bëjnë dhe krime, Po bëhet shumë i lehtë profesioni i vrasësit me pagesë. Krimi në shoqëri jo vetëm është masivizuar, por edhe banalizuar. I ka të gjitha format, me thikë, me armë, me helm. Ky është një alarm social i vërtetë që duhet të prekë politikën që të mos qëndrojnë indiferentë. Të humbësh jetën për një gotë raki është e llahtarshme, kjo është botë kafshësh”, tha Tushi.

  • VIDEO

    Vëllai vret motrën në Shkodër me pistoletë me silenciator dhe e mban 3 ditë të vdekur në shtëpi!

    SHKODËR- Vizita nga Gjermania e Diana Vukajt, 58-vjeç në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër ka përfunduar në mënyrë tragjike. Ajo është ekzekutuar nga vëllai i saj, Fabian Vukaj 55-vjeç me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba.

    Siç raporton gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja shkak dyshohet se kanë qenë konfliktet e shumta për pronësinë e shtëpisë në lagjen ‘3 heronjtë’ në Shkodër. Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë rreth 300 euro në muaj, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike. Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin. Viktima, Diana i jepte një rrogë mujore prej 300 eurosh në muaj vëllait të saj të vogël, por duket kjo nuk i mjaftonte për shkak se dhe luante bixhoz dhe kanë debatuar herë pas herë për para që e motra shpenzonte për mobilimin e një shtëpie të saj në Velipojë.

    Ky krim në familje tronditi opinionin publik, për shkak se 55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi, thonë burimet, por nuk është një detaj i konfirmuar zyrtarisht. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë. Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat.

    Report Tv ka siguruar foton e viktimës, e ndërsa nga ajo që raportohet paraprakisht dyshohet se autori ka qenë i alkoolizuar, por motër e vëlla mësohet se kanë pasur herë pas here konflikte me njëri tjetrin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv