Pas arrestimit i dorëzon djalin babait, Mirela Zefi i lutet ta marri me vete në Amerikë

31 Maj 2021, 19:31

M.Z ia lë gjithçka në dorë Mirelës për vazhdimësinë e marrëdhënies si 2 prindër të 9-vjeçarit, teksa ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuza  që gruaja ka bërë se e ka dhunuar djalin kur ka qenë në Amerikë. "Mundet të gjejë justifikime, por s'ka justifikime, kjo është e vërteta, le të vazhdojë aq më keq do të jetë për të, brenda ligjit duhet të vazhdojë mjekimin dhe është më mirë për të dhe për të gjithë. Të ishte një njeri normal do e kuptonte që me mënyrën se si e ka marrë djalin për dore, do ia marrin për dore. Ajo e ka në dorë, duhet të ndjekë rrugën ligjore, të vazhdojë ilaçet, të kërkojë falje, ajo ka nevojë për ndihmë, mua nuk më ndihmon", tha babai. Një mesazh për Mirelën, ka pasur edhe babai i saj. Nga Amerika në një lidhje 'live' në 'Pa Gjurmë', babai tha se do bëjë gjithçka për t'i ardhur në ndihmë vajzës. "Ju falenderoj të gjithëve që janë interesuar për kërkimin e saj, u kërkoj ndjesë për vuajtjen dhe lodhjen që keni bërë, por ju falenderojë të gjithëve. Po të ishte mirë nuk do e mundte gjithë atë popull për ta kërkuar dhe burrin, vuajtjet shpirtërore, po të ishte në rregull do ishte në shtëpi, se po të donte të ndahej me burrë, rrinte në Amerikë. E kemi kërkuar, edhe gruaja dhe vëllai, ky i fundit ka folur me të, ka folur halla, vajza e axhës së saj. Dëshiroj që të them që ajo është vajza jonë, e lindur dhe e rritur prej nesh, pavarësisht prej gjendjes psikologjike që ka, ato janë punët e tjetër kund, janë punët e Zoti, do të ketë përkrahjen time sa të kem frymë, dua që të kthehet në shtëpi, jam gati që t'i përgjigjem me ca të mundem, për të mirën e saj do të interesohem me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Unë jam gati, dal edhe në aeroport, i përgjigjem për çdo kërkesë", tha babai.