Shokon djali ‘Si më gjete, mami tha do plakemi bashkë në izolim’/Qan babai në studio:Shpëtoi!

31 Maj 2021, 19:33

Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. "Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai. Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij. " Ia nisi duke qarë, ku është nëna, më ka pyetur kur do flasim, i thashë kur të duash. Unë nuk e ndaloj kurrë Mirelën që të takojë djalin, por vetëm të sillet si nënë. Kur e takova djali ishte shumë i trembur dhe e kuptoj sepse ai për dy vite ka qenë i izoluar pa takuar asnjë familjar as në shkollë nuk ka ikur", ka thënë ai.  Nga një fëmijë që nuk donte të fliste me askënd, tani më gjërat kanë ndryshuar. Djali ka nisur të luajë, të flasë me kushërinjtë, të jetojë i lirë...Babai ka sjellë për emisionin "Pa Gjurmë" një video ku 9-vjeçari shfaqet shumë i qeshur teksa luan me kushërinjtë në shtëpi. "Ka ndenjur si i trembur se mendonte se nëna do dilte do e t'i thoshte mos bëj këtë, tani më është i lirë. Sa u largua nga nëna djali reagoi dhe sot është fëmija më i lumtur në botë. Ka dalë nga burgu i nënës së vet. Kur e mora djali hëngri dhe fjeti gjumë deri në 9 të mëngjesit të ditës tjetër dhe ku u zgjua sikur një person tjetër. Më tha si më gjete babi, nëna më tha nuk do na gjesh kurrë do plakemi bashkë", tha babai.