Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë' takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet

31 Maj 2021, 15:41 | Përditesimi i fundit: 2021-05-31 18:07:12

"Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur Bledi Zefi, babai i Marjan Zefit, i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, Mirela, që kishte humbur kujdestarinë. "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariat numër 2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtuar në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika.

Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.