Nëna denoncon live se vajza e saj 'mbahet peng' në Gjermani/Reagon e bija:Turp t'i vij,ajo më martoi

28 Maj 2021, 17:05

’14 vjeç dhëndërr’. Në shekullin e 21-të, kjo është një nga historitë më të pazakonta. 18-vjeçares K.S, nga Elbasani e cila u fejua me shkuesi shtatorin e vitit 2020, me djalin 14-vjeçar M.F, pa e ditur moshën e tij. Megjithatë, fejesa u krye dhe çifti u zhvendosën në Gjermani tetorin e 2020, aty ku jeton familja e dhëndrrit nga Kosova. Kjo histori vjen e rrëfyer nga nëna e vajzës, e cila në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV erdhi pasditen e kësaj të premte të denoncojë familjarët e dhëndrrit, pasi sipas saj po i mbajnë ’peng’ të bijën, duke mos e lejuar të ketë asnjë kontakt me ta në Shqipëri. Kjo nënë nga Elbasani trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj, kur akuzon vjehrrin e vajzës se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të bijën, dhjetorin e vitit të kaluar, kur në gjendje të dehur i hyri në dhomën e gjumit. K.S, është katër muajshe shtatzënë, por familja e saj në Elbasan jeton ende me frikën se 18-vjeçarja është e rrezikuar. Nëna e saj i bëri apel publikisht, për t’u kthyer në Shqipëri, duke e kërkuar live nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’. Prej një javë e gjysëm ajo nuk ka asnjë kontakt me të bijën.

Madje, nëna nuk beson se fëmija që vajza e saj pret të jetë i 14-vjeçarit, duke ngritur dyshimet për ngjarjën që ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri, me vjehrrin e saj.

Edhe pse i ka kërkuar disa herë të kthehet, vajza mban mëri. Stafi ’Pa Gjurmë’ kontaktoi me 18-vjecaren K.S, e cila iu drejtua me tone të ashpra nënës në studio. Në reagimin e saj gjatë transmetimit live, ajo nuk pranoi të vij në Shqipëri, me pretendimin se tashmë e kanë martuar dhe se pret një fëmijë.

Gjatë telefonatës në ’Pa Gjurmë’, nusja foli prani të vjehrrës, ndërsa kjo e fundit kërkoi të fliste, dy fjalë mbi çdo akuzë të pretenduar nga nëna.