Emisioni i plotë 'Veri Jug' |PRANVERA NË POLIS/ Nga vreshtat te bagëtia, nis sezoni i punëve në fshat

5 Prill, 14:18 | Përditesimi: 5 Prill, 14:18

Në një ditë të fillim prillit, shkojmë në fshatin Polis të Librazhdit, miq. Vazhdon krasitja e pemëve dhe punimi i tokave për mbjelljet e pranverës. Personazh i reportazhit është Arben Çura, punonjës në njësinë administrative të Polisit, me të cilin takojmë një fermer në parcelën e mollëve, një traktorist që po bën gati tokën për mbjelljen e misrit dhe një blegtor që pret lindjen e kecave dhe qengjave. Ndiqni reportazhin “Polis 2026”, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

I.M/Shqiptarja.com