Emisioni i plotë 'Klinika 24'|Shëndeti në familje/ Demenca, kujdesi për bebet dhe vlerat e hithrës

4 Prill, 14:27 | Përditesimi: 4 Prill, 14:27

Këtë të shtunë në 'Klinika 24', një emision i plotë me këshilla të vlefshme për shëndetin e familjes. Në studio, mjekja neurologe dhe njëkohësisht shkrimtare e njohur sjell një analizë të thelluar mbi demencën, duke u ndalur te ndryshimet në sjellje dhe gjendjen psikologjike, roli i familjes dhe kujdestarisë, si dhe trajtimet dhe mënyrat për ta përballuar këtë sëmundje. Në rubrikën kushtuar më të vegjëlve, fokusi është te kolikat e barkut tek bebet, një shqetësim i zakonshëm për prindërit. Mamia ndan këshilla praktike dhe demonstron teknika masazhi që ndihmojnë në qetësimin e të vegjëlve. Në fund, farmacisti sjell në vëmendje hithrën, një pasuri natyrore me vlera të shumta, duke treguar si mund të përdoret dhe si të përgatisni receta të thjeshta në shtëpi.

A.M/Shqiptarja.com