Në udhëtimin e dytë të këtij viti, Veri–Jug ju fton në vijën bregdetare Ishull Shëngjin–Vain, aty ku erozioni detar, prej dhjetëra vitesh, ka shkaktuar një katastrofë të rëndë mjedisore. Deti ka depërtuar deri në 400 metra në tokat e bujqve, duke shkatërruar sipërfaqe të tëra dhe duke shkulur dhjetëra pisha në Parkun Natyror Kune–Vain.





















