Makarona të skuqura
Përbërësit:
- 500 gr makarona guackë
- 3 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 1.500 ml lëng mishi ose ujë me vegetë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përgatitim lëngun paraprakisht, vlojmë lëng mishi ose ujë me koncentrat vegete. Në një tenxhere nxehim gjalpin dhe vajin e ullirit. Hedhim makaronat e thata dhe i kaurdisim derisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Më pas shtojmë lëngun e nxehtë të mishit, kripën dhe pak piper. I lëmë të ziejnë rreth 15 minuta në zjarr të avashtë, derisa lëngu të përthithet dhe makaronat të mbeten me yndyrën e tyre.





















