Gjellë me mish viçi - Gulash hungarez
Përbërësit:
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 700 gr mish viçi
- 30 gr miell
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 2 lgj salcë domatesh
- 2 lugë paprika
- 2 domate të mëdha
- 75 ml verë e bardhë e thatë
- 300 ml lëng mishi
- 2 lugë gjelle majdanoz
- 150 ml kos i thartë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 160°C. Spërkatim mishin e prerë në kubikë me miell dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë. E largojmë mishin nga tigani dhe në aty yndyrë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën dhe specat me ngjyra. Shtojmë mishin, e trazojmë mirë, hedhim salcën e domates dhe paprikën dhe e përziejmë 2 minuta. Më pas shtojmë domatet, verën e bardhë dhe lëngun e mishit. Vendosim kapakun, e kalojmë gatimin në furrë për 1 orë e 30 minuta ose e lëmë të ziejë në sobë avash-avash. Në 5 minutat e fundit shtojmë majdanozin, kosin e thartë, kripë e piper sipas shijes.





















