Në fillim të nëntorit të vitit 1997-të në Kretë të Greqisë do të zhvillohej një takim i nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit. Në të do të merrte pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano dhe Presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Një takim mes të dyve ishte parashikuar dhe ethet kishin nisur të ndiheshin si për tematikat që do të diskutohehsin ashtu edhe për formatin e takimit. Në numrin e datës 2 nëntor 1997-të gazeta Zëri i Popullit botonte një intervistë me kryeministrin Nano dhe zbulonte që si pikë e parë e diskutimeve do ishte zbatimi i marrëveshjes së arsimit Kosovë-Serbi firmosur një vit më parë. Në faqe të parë ZP shkruan : “ Çfarë do të bisedojë Nano me Millosheviçin”. Në Gazetën Shqiptare shkrimi për këtë zhvillim ishte ky: “ Kreta, erë paqeje”. Takimi Nano-Millosheviç përtej skenarëve do të zhvillohej dhe do të ngjallte më pas shumë debate si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.




















