Kanioni i Holtës l Veri Jug

22 Korrik, 20:14 | Përditesimi: 22 Korrik, 20:14

Kanioni i Holtës, një prej perlave të natyrës shqiptare, vjen në emisionin Veri Jug, përmes reportazhit të realizuar në zemër të këtij monumenti natyror. I gjatë mbi tre kilometra dhe me një pasuri të rrallë shpellash karstike, kanioni është atje, në afërsi të qytetit të Gramshit dhe në zemër të fshatit Tërvol, edhe si një mundësi për zhvillimin e agroturizmit për banorët vendas. Ndiqni reportazhin “Kanioni i Holtës”, të djelën, premierë ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

I.M/Shqiptarja.com