Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla të ëmbla / Feta buke të pjekura me vezë dhe djathë / Përshesh me gjizë.
Në një botë të mbushur me informacione, këshilla të shpejta në rrjet, trende ushqimore dhe “sekrete” shëndeti që përhapen me shpejtësinë e dritës, është gjithnjë e më e vështirë të dallosh faktin nga miti. A është e vërtetë që uji me limon djeg dhjamin? A na ndihmon çokollata e zezë gjithmonë të jemi më të shëndetshëm? A duhet të shqetësohemi për kafenë apo për kosin e paketuar? Shumë nga ato që dëgjojmë çdo ditë rreth ushqimit, stilit të jetesës apo suplementeve nuk janë gjithmonë të bazuara në shkencë, disa janë keqkuptime të përhapura, ndërsa të tjera janë mite të thella që vazhdojnë të qëndrojnë, edhe pse faktet i hedhin poshtë. Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të zbërthejmë në “Rreze Dielli” disa nga besimet më të zakonshme për shëndetin e përgjithshëm dhe do të kuptojmë se cilat prej tyre qëndrojnë vërtet dhe cilat është koha t’i lëmë pas.
"American British STEM Academy", shkolla unike në Tiranë që ushqen mendjen dhe guximin për të krijuar! Në një kohë kur bota ndryshon me ritme marramendëse dhe e ardhmja kërkon mendje të hapura, zgjidhje inovative dhe guxim për të ndërmarrë hapa të rinj, arsimi duhet të ecë përpara me po të njëjtin vizion. Kjo është filozofia që qëndron në zemër të American British STEM Academy, shkollës së parë dhe të vetme në Tiranë që ofron një model edukimi të bazuar në parimet e STEM - Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Kjo akademi unike nuk është thjesht një shkollë, por një laborator idesh, ku fëmijët mësojnë përmes praktikës, eksperimentimit dhe bashkëpunimit. Me laboratorë modernë, metodologji mësimore ndërkombëtare dhe fokus të qartë në zhvillimin e aftësive që kërkohen në botën reale, STEM Academy përgatit nxënësit për të qenë krijues të së ardhmes dhe zgjidhës të problemeve të nesërme.





















