Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Korrik 2025 – Receta/ Besimet limituese që na pengojnë / Gabimet me kondicionerin

1 Korrik, 15:25 | Përditesimi: 1 Korrik, 15:25

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me panxhar të kuq / Pulë me speca / Vezë me kunguj e domate.

Besimet limituese janë disa ide ose bindje që kemi për veten, botën apo të tjerët, të cilat na kufizojnë në mënyrën si mendojmë, veprojmë apo marrim vendime. Ato formohen shpesh në fëmijëri, përmes përvojave personale, fjalëve të prindërve dhe njerëzve të tjerë, por që më pas vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë pa u vënë re. Ekspertja e mirëqenies emocionale Sonila Qesaraku shpjegoi në “Rreze Dielli” disa shembuj të besimeve limituese: Nuk jam mjaftueshëm i/e mirë; Nuk meritoj dashuri sukses; Jam shumë i/e vjetër për të filluar diçka të re; Të gjithë burra gra janë njësoj; Nëse rrezikoj, do të dështoj....Këto besime limituese na bëjnë të heqim dorë nga mundësi të reja, na shkaktojnë frikë, dyshim, etj.

A e dini që kondicioneri, nëse përdoret gabim, jo vetëm që rrit faturën e energjisë elektrike, por edhe rrezikon shëndetin tuaj? Gjatë verës, shumë prej nesh e mbajnë kondicionerin ndezur për orë të tëra, por pa kujdesin e duhur, kjo pajisje mund të bëhet një burim problemesh. Në studion e Rreze Dielli me sipërmarrësin Gazmen Sulollari tregojmë sesi të përdorim kondicionerin në mënyrë të zgjuar dhe mbi të gjitha si të kursejmë energji dhe para. Cili është kujdesi bazë që duhet treguar për kondicionerin nga pastrimi i filtrave tek kontrolli i rrjedhjeve të gazit ose ujit. Cila është temperatura më e përshtatshme për trupin dhe portofolin tonë, dhe çfarë rreziqesh shëndetësore mund të sjellë përdorimi i gabuar i tij. Tregojmë gjithçka që duhet të dimë për një ambient të freskët, të sigurt dhe me më pak kosto!

MC/Shqiptarja.com