‘Se mbaj dot më për grua, dua ta kthej’/Nëna:Amerika ma çmendi, do kujdesem vetë

1 Korrik, 18:05 | Përditesimi: 1 Korrik, 18:05

Me kalimin e viteve, depresioni ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u njohur si një problem shëndetësor global… Xhemile Zotaj është një grua 64-vjeçare nga Lushnja, e cila që prej datës 29 Maj të këtij viti, nuk ka më asnjë lajm nga Lorena, vajza e saj. Lorena Sauli, e cila deri para disa vitesh ushtronte profesionin e infermieres në QSUT në Tiranë, u martua me Eltonin, një shqiptar që jetonte në Philadelpia, Amerikë. Kjo martesë erdhi me këmbënguljen e prindërve të 38 vjecares, me shpresën se andej do të gjente një jetë më të mirë. Marrëdhënia e tyre shpejt u shndërrua në një sfidë të madhe për ciftin e ri. Pas lindjes së vajzës së tyre, gjendja e Lorenës filloi të ndryshoj. Ajo kaloi një periudhë të vështirë, duke u përballur me ankthin dhe depresionin, një gjendje që e ndaloi atë të kujdesej për veten dhe për fëmijën. Pas këtyre episodeve, e reja u shtrua për një periudhë 5 ditore në spital, por dhe pas daljes situate e saj nuk u përmirësua. 64-vjecarja shprehet se vajza refuzon të marrë medikamentet dhe nuk dëshiron të flasë me psikologë. Gjithashtu mungesa e komunikimit me Lorenën, për më shumë se një muaj, e ka thelluar ndjenjën e panikut dhe frikës tek Xhemilja. As ish dhëndri nuk u përgjigjet telefonatave të saj. Ndjenja e fajit e ndalon atë të veprojë, duke ndjerë se e ka shtyrë vajzën të marrë një vendim që nuk ishte i duhuri, duke e nxitur atë për një jetë më të mirë në Amerikë…

r.k./Shqiptarja.com