Ashtu sikurse i kishim premtuar pak ditë më parë 64-vjecares Adriana Pleshti , e cila ishte e ftuar në program për historinë e Elisa Hidershajt, stafi shkojë e vizitoi pranë banesës së saj këtu në kryeqytet.E braktisur që foshnjë në shinat e trenit, jeta e saj vazhdoi ndër vite nëpër shumë jetimore të ndryshme, ndërsa sot është e vetme. Këtë të vërtetë të hidhur vogëlushja e asaj kohe e mësoi nga edukatorja e institucionit. Një e vërtetë që e lendoi shumë dhe e stepi për shumë vite të gjente rrënjet e saj biologjike. Refuzimi për herë të dytë ishte plaga më e madhe që mori nga nëna, dhe jeta e saj nuk ishte e lehte. Adrina u përballe me shumë sëmundje dhe kurrë nuk arriti të krijoi familjen e saj. Të vetmit që kujdesen jan miqtë që njohu në jetimore, ata që i quan vëllezer dhe motra. Ata që i quan familja e saj…..U rrit pa prindër, u rrite pa dashurinë dhe ngrohtesinë e familjes dhe sot e denuar të jetoj mes sëmundjeve dhe varferisë. Në një dhomë të vogël me mure të lagështa, 64-vjecarja gdhin dhe ngrys e vetme ditët e saj. Pa ushqime dhe ilace jeta e saj është në rrezik.





















