Një nënë e dëshpëruar troket sot në dyert e emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën për të ribashkuar zemrën e saj të ndarë në dy pjesë – dy vajzat e mitura që i janë marrë nga autoritetet e huaja. Shegrie Braja, 35 vjeçe, nga Cërriku i Elbasanit, është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e një shtetasi afgan të quajtur Insanullah Akakil. Prej vitesh ajo jeton në Itali, ku kishte fituar azil me familjen e saj. Por gjithçka ndryshoi kur në datë 17 Maj, një udhëtim për në Shqipëri u kthye në një makth që vazhdon ende sot.E shoqëruar nga dy vajzat e saj, Shegria u ndalua nga policia kroate gjatë tranzitit. Ajo nuk kishte një prokurë nga babai i fëmijës për ta kaluar kufirin. Për tre ditë me radhë, ajo u mbajt në paraburgim, ndërsa pas lirimit të saj, ndodhi ajo që asnjë nënë nuk do donte ta përjetonte, policia kroate mbajti njërën nga vajzat, e cila është 6 muajshe, pa asnjë mundësi kontakti nga nëna e saj që prej asaj dite.Por dhimbja e 35 vjecares nuk ndalet këtu… Edhe vajza tjetër e saj, Marina, vetëm 2 vjeçe, është marrë nga shërbimi social në Francë. Sipas nënës, që nga gushti i vitit të kaluar, ajo nuk ka më asnjë kontakt me të bijën dhe nuk di si është gjendja e saj.Me sytë nga kamera dhe e shqetësuar nga mungesa e dy engjëjve të saj, Shegrie Braja sot kërkon ndihmë për të rikthyer pranë vetes dy vajzat…