Prej 2 vitesh, një baba nga Mirëdita jeton me dhimbjen më të madhe, pasi nuk takon dot tre femijet e tij. Fatjon Beci, 37 vjeç, rrëfen se që prej korrikut të vitit 2023 nuk ka më asnjë kontakt me tre të vegjlit e tij. Kjo si pasojë e konfliktit të thellë 5 vjecar me ish-bashkëshorten, Fatmira Bushpepa. Çifti është njohur përmes rrjeteve sociale, por lidhja e tyre e shpejtë u shoqërua me probleme të shumta. Fatjoni rrëfen se bashkëjetesa ka qenë e vështirë, duke përmendur luhatje të forta humori dhe dhunë fizike e psikologjike nga ana e Fatmirës. Konfliktet mes tyre nuk mungonin asnjë moment, madje përplasjet kanë përfshirë edhe dy familjet përkatëse. Ndërsa nga ana tjetër, Fatmira ka bërë disa kallëzime për dhunë ndaj tij… akuza që Fatjoni i mohon kategorikisht. 37-vjecari nuk ka më asnjë kontakt me ta pasi ish-bashkëshortja nuk I lejon. Ai shprehet se vendimi gjyqësor i njeh të drejtën për t’i takuar, por kjo nuk është respektuar nga pala tjetër. Sot, ai kërkon vetëm vetëm një gjë…të rilidh kontaktet me vajzën dhe dy djemtë dhe nëna e tyre mos tju mohoi ekzistencen e babait.





















