Emrah Lico është 23-vjeçari i cili rezulton i zhdukur për familjen e tij që prej vitit 2023 ndërsa kontaktin e fundit e ka patur nga Zvicra.I riu ka emigruar drejt Zvicrës konkretisht në Gjeneva që prej vitit 2020 ku jetonte me një shok, por familjarët kurrë nuk mundën ta mësojnë identitetin e këtij të fundit. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta, ndërsa kohët e fundit Emrah ishte shprehur se ndihej i mërzitur pasi ishte i papunë. Ishte muaji mars kur për herë të fundit 23 vjeçari i shkruajti të motrës me telefonin e një shokut të tij ndërsa i pohoi se do ta telefononte vetë pas disa ditësh pasi për momentin nuk kishte telefon. Pas këtij mesazhi familja Lico nga Berati nuk mësoi më asgjë në lidhje me fatin e të riut. Fatkeqësisht telefoni i të motrës, Kleas është prishur dhe numrin me të cilin Emrah ka shkruar herën e fundit ajo nuk e ruan më. Pas pak kohësh familjarët kanë bërë denoncim edhe në policinë e Berat, por pa rezultat derimë tani.Të shqetësuar familjarët janë në kërkim të të riut, fati i të cilit ka mbetur mister që prej momentit me të cilin kanë shkëputur çdolloj kontakti.