'Shkodra e zanatçinjve duarartë' l Veri Jug

6 Prill, 13:31 | Përditesimi: 6 Prill, 13:31

 

Veri Jug ka udhëtuar në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, në Shkodër dhe është ndalur në dy familje zanatçinjsh të vjetër. Në dyqanin e vogël të Xhevdet Cenit, këpucbërës dhe tek Myzafer Duraku, riparues biçikletash ose biçiklist. Ndiqni hap pas hapi magjinë e punës, krijimin e këpucëve të reja disa prej të cilave kanë shkuar deri në Amerikën e largët dhe pasionin e një biciklisti që mban në muret e servisit një fotografi të rrallë, dy biçiklistë fotografuar nga studio Marubi në vitin 1897. Ndiqni reportazhin “Shkodra, qyteti I zanatçinjve duarartë”, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

r.k./Shqiptarja.com