Patate me bizele në tigan
Përbërësit:
- 4 patate mesatare
- 300 gr bizele
- 2 karrota
- 1 qepë e thatë
- 150 gr misër (opsionale)
- Vaj ulliri ose vaj luledielli
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Erëza të tjera sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patatet në kubikë mesatarë, karrotat në rondele, ndërsa qepën e thatë e grijmë imët. Në një tigan të madh, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën e thatë derisa të zbutet e të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen për 5 minuta. Më pas shtojmë patatet në tigan duke shtuar kripë, piper dhe erëza sipas shijes. I përziejmë herë pas here që të mos ngjiten dhe i lëmë të skuqen për rreth 15 minuta. Kur patatet të jenë zbutur, shtojmë bizelet dhe misrin e kulluar. I lëmë në zjarr për 2-3 minuta që të marrin shije bashkë të gjithë përbërësit. Në fund, shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës.