Sallatë pranverore me perime të freskëta nga zonja Albana

20 Mars, 11:45

Sallatë pranverore me perime të freskëta

Përbërësit:

  • 2 domate të pjekura mirë
  • 1 kastravec i madh
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq / verdhë
  • 100 gr misër
  • 100-150 gr djathë i bardhë
  • 100 gr ullinj të zinj ose jeshilë
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Lëngu i 1 limoni
  • Pak rigon i thatë

Përgatitja:

Presim domatet në copa mesatare, qërojmë dhe presim kastravecin në rondele ose gjysmëhëne, qepën e kuqe e presim në feta të holla, ndërsa specat i presim në shirita të hollë. I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh. Shtojmë misrat, ullinjtë dhe i përziejmë lehtë që të kombinohen shijet. Në fund vendosim copat e djathit sipër, e spërkatim me kripë, piper, rigon, vaj ulliri dhe lëng limoni.