Krem djathi në kushte shtëpie nga zonja Albana / Ja sa thjesht e përgatisni djathin bio

24 Shkurt 2025, 10:59 | Përditesimi: 24 Shkurt 2025, 10:59

Krem djathi në kushte shtëpie

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 3 lgj lëng limoni
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Ngrohim qumështin, shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të pritet dhe të kokrrizohet qumështi. Shohim që krijohet gjiza dhe me ndihmën e një nape e shtrydhim dhe marrim gjizën, të cilën e vendosim në blender me pak vaj ulliri. E përpunojmë mirë derisa të na krijohet një krem djathi homogjen. Mund t'i hedhim kripë ose jo, sipas preferencës.

MC/Shqiptarja.com