Brokoli me vezë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

10 Shkurt, 11:38

Brokoli me vezë dhe djathë në furrë

Përbërësit:

  • 1 kokë brokoli
  • 2 karota
  • 1 qepë e vogël
  • 4 vezë
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle miell
  • Kripë, piper, rigon
  • Pak vaj ulliri për lyerjen e tavës

Përgatitja:

Ndajmë brokolin në lule, ndërsa karotat dhe qepën i kalojmë në rende. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje. Të gjithë përbërësit i bashkojmë në një enë duke i trazuar mirë. I vendosim në tavë duke shtuar pak vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25-30 minuta, derisa të marrë pak ngjyrë.