Pa Gjurme-‘Më quajti Rashel,pas 8 muajve më la’/I riu që kërkon të njohë nënën:S’dua të lëndoj, por…

23 Janar, 18:44

 

Ishte vetëm 10-vjec kur u përballë me të vërteten… Një të vërtetë që prindërit ia mbanin të fshehtë… Momente te trishta që nuk do i harrojë asnjëhere në jetë… teksa luante ne park me shoket degjoi disa zera… Kjo është historia e 29-vjecarit, Rashel Mero i cili prej vitesh është në kërkim të rrënjëve biologjike. Erdhi në jetë në qytetitn e Beratit dhe u braktis kur ishte 8 muajsh në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Emri, Rashel, ju vendos nga nëna e tij biologjike. Dy vitet e para të jetës i kaloi në shtëpinë e fëmijës, ku më pas, u birësua nga cifti Mero në Berat. Ata e regjistruan me ate emer vetem I dhane mbiemrin e tyre dhe dashurine e nje familje. Prindërit birësues nuk e morën asnjëherë guximin për t’i treguar të verteten djalit të tyre, pasi druheshin se ai mund t’i braktiste një ditë… Nga ana tjetër as Rasheli nuk ka mundur ti pyes për atë që mori vesh, pasi babai birësues u largua nga jeta kur ai ishte shumë i vogël, ndërsa mamanë nuk donte ta lendonte. Të dy prindërit birësues ai nuk i ka më pranë vetes, asnjë nga familjarët e tjerë nuk dinë më tepër detaje për historinë e tij… Ndaj sot ne nje moshe madhore merr hapin e rëndësishm në jetë duke kërkuar ndihmë te gjej nenen e tij.