Pa Gjurme-Video e trishtë e të moshuarit,e plagosin dhe e lënë në rrugë/Familjarët:E bënë fajtor se…

23 Janar, 18:46

 

Një aksident u regjistrua më 11 gusht të 2024 në aksin rrugor Cermë-Divjakë ku shtetasi Fatbardh Pepa duke qarkulluar me mjetin e tij tip Volsvagen ka përplasur këmbësorin, shtetsasin Islam Coku. Ky i fundit më pas u dërgua në spital me dëmtime në kokë dhe me plagë në trup, për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas dokumentave, shoferi i makinës ka deklaruar se atë ditë ai ishte duke shkuar në plazh me gruan dhe 3 fëmijët e tij, por rrugën ia kishte prerë 70-vjeçari, Islam Coku. Edhe pse është munduar të frenojë ka qenë e pamundur nga ana e tij shmangia e këtij aksidenti. Më pas sipas deklarimit të tij, Fatbardhi e ka marrë të aksidentuarin dhe e ka dërguar në spital. Por familjarët pretendojnë një histori krejt ndryshe… se ngjarja është fshehur… Sipas tyre, dhe sipas videove që qarkulluan në rrjete sociale, i moshuari Islam Coku është lënë në rrugë për një kohë të gjatë ndërsa nuk është dërguar në spital nga shoferi që e aksidentoi por është pritur ambulanca. Gjithashtu sipas dokumentave rezulton që I moshuari të ketë deklaruar se ai që e ka aksidentuar e ka dërguar në spital ndërsa kjo gjë hidhet poshtë nga familjarët pasi gjendja e Islamit sic duket edhe në video është e rëndë dhe nuk ka qenë I vetëdijshëm. Madje edhe sot pas kaq muajsh ai nuk është në gjendje të flaës, prandaj kjo gjë ngren shumë pikëpyetje. Çështja është pushuar nga gjykata e shkallës së parë në Fier në tetor të 2024 pasi në këtë rast shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ishte kryer nga ana e të aksidentuarit. Ndërsa familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta e këtij aksidenti, ku edhe pse kanë kaluar muaj 70-vjeçari ende po vuan pasojat e tij.