Turshi me speca të mbushur me lakër nga zonja Albana / Ja sa lehtë i përgatisni

8 Janar, 11:25

Turshi me speca të mbushur me lakër

Përbërësit:

  • Speca
  • Hudhër
  • Lakër e bardhë
  • Kripë e trashë

Përgatitja:

Specat i pastrojmë nga farat, i kriposim përbrenda dhe i hedhim nga pak hudhër të shtypur. Lakrat i presim në fije shumë të holla, i kriposim dhe i lëmë të qëndrojnë pak. Më pas i shtrydhim sa të zbuten dhe mbushim specat. Specat e mbushur mirë i vendosim në fuçi ose enë plastike, i hedhim lëngun që kanë lëshuar lakrat. Vendosim duke rënduar një pllakë guri ose diçka tjetër, mbyllim enën dhe e vendosim në vend të freskët për 21 ditë.