Sallatë me thjerrëza nga zonja Albana

8 Janar, 11:36

Sallatë me thjerrëza

Përbërësit:

  • 200 gr thjerrëza
  • 1 kastravec
  • 2 domate të vogla
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë e kuqe
  • 50 gr ullinj të zinj ose jeshilë
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 1 tufë majdanoz ose nenexhik të freskët
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji uthull balsamike
  • 1/2 lugë çaji rigon i thatë
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Fillimisht vendosim thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 20-25 minuta derisa të zbuten. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tas të madh, vendosim kastravecin, domatet, specin, qepën, ullinjtë dhe majdanozin/nenexhikun. Shtojmë thjerrëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Përgatisim dressing-un duke përzier vajin e ullirit me lëngun e limonit, uthullën balsamike, rigonin, kripën dhe piperin në një enë të vogël. Marinojmë sallatën, e lëmë pak minuta dhe e kemi gati për ta shijuar.