Gëzuar krishtlindjet nga qyteti I serenatave, nga Korça. Ndalesë në Radiotelevizionin publik të Korçës dhe takim me personazhin e reportazhit, artistin Sadush Ylli, në rolin e drejtorit të këtij institucioni të fjalës së lirë. Më pas në Pazarin e vjetër, me dy serenatistët Agim Hoxhalli dhe Leonard Terpini. Magjia e serenatave në dy kitara që kumbojnë prej dhjetra vjetësh. Ndiqni reportazhin “Korça në festat e fundvitit” me gazetarin Agim Pipa.