Bujurdi, perime me djathë në furrë
Përbërësit:
- 3 speca jeshil
- 3 speca të kuq
- 3 domate
- 3 qepë
- 100 gr djathë i bardhë
- 200 gr djathë pice
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Fillimisht presim perimet në kubikë. Shtrojmë një shtresë me speca, një shtresë me qepë dhe një shtresë me domate duke i marinuar me rigon. Vendosim djathin e bardhë me pak vaj ulliri dhe përsipër djathë të grirë pice. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.