Supë me mish viçi dhe oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 1 qepë mesatare
- 2 karrota
- 2 lgj miell
- 100 gr oriz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lç gjalpë
- 1.5 litra ujë / lëng mishi
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë copat e mishit të viçit dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë. E heqim mishin dhe e lëmë mënjanë. Në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën dhe karrotat për disa minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë gjalpin dhe miellin. E përziejmë mirë derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë mishin e skuqur, lëngun e mishit ose ujin, dhe e lëmë të vlojë. Pas vlimit, ulim zjarrin dhe shtojmë orizin. E lëmë të gatuhet për rreth 20-25 minuta, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e servirim më pas supën të ngrohtë.