Supë me hudhra nga zonja Albana

4 Dhjetor, 11:46

Supë me hudhra

Përbërësit:

  • 1 kokë hudhër (rreth 10-12 thelpinj)
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lgj vaj ulliri / gjalpë
  • 2 lugë miell
  • 1 litër lëng pule ose perimesh
  • 100 ml pana (opsionale)
  • Kripë, piper
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Qërojmë hudhrat dhe presim thelpinjtë hollë ose i lëmë të plota nëse preferojmë një shije më të butë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit ose gjalpin. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim për 2-3 minuta, derisa të zbutet. Shtojmë hudhrat duke i kaurdisur për 1-2 minuta që të mos digjen. Më pas shtojmë miellin, e trazojmë pak dhe hedhim lëngun e pulës ose perimeve. E lëmë supën të zieje për 15-20 minuta, derisa hudhrat të jenë zbutur mirë. E kalojmë më pas supën me blender derisa të bëhet kremoze. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper dhe nëse dëshirojmë i shtojmë dhe pak pana.