Trahana me perime nga zonja Albana / Provojeni, ka një shije mbresëlënëse!

3 Dhjetor, 11:36

Trahana me perime

Përbërësit:

  • 1 gotë trahana
  • 1 qepë mesatare
  • 1 karotë në kubikë të vegjël
  • 1 spec i kuq
  • 1 kungull i njomë
  • 2 domate / 2 lugë salcë domate
  • 3-4 gota ujë / lëng perimesh
  • 2-3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën, specin e kuq dhe kungullin e njomë. I gatuajmë për disa minuta derisa të zbuten pak. Më pas hedhim domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të shterojë lëngu i tepërt. Hedhim trahananë në tenxhere dhe e përziejmë mirë me perimet. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve gradualisht, duke e përzier herë pas here për të shmangur krijimin e kokrrizave. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë trahananë të gatuhet në zjarr të ulët për 15-20 minuta derisa të zbutet dhe të trashet.