Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana, vetëm 3 përbërës dhe shumë shije

29 Nëntor, 11:20

Hallvasi në kushte shtëpie

Përbërësit:

  • 3 gota miell
  • 1 e 1/2 gotë sheqer pluhur
  • 150 gr gjalpë
  • 1 filxhan kafeje vaj

Përgatitja:

Përziejmë miellin derisa të shpërthejnë aromat dhe të marrë ngjyrë të artë gradualisht me nxehtësi mesatare. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë vajin me gjalpin derisa masa të bëhet e gatshme për ta shtruar në tavë. E ngjeshim mirë me shpatull. Nëse dëshirojmë mund t'i shtojmë kakao ose bajame të shtypura në fund të tavës. E lëmë rreth 2 orë të ftohet dhe më pas e presim me thikë jo duke e tërhequr thikën, por me majë.