Turshi me lakër, domate dhe kastraveca
Përbërësit:
- 1 kg domate
- 1 lakër e vogël
- 500 gr kastravecë
- 1 lgj kripë e zezë
- 2 lgj uthull e bardhë
Përgatitja:
Presim perimet dhe i vendosim në një kavanoz ku shtojmë kripën e trashë dhe uthullën. I ngjeshim mirë perimet dhe më pas hedhim ujë sa të mbulohen deri tek buzët e kavanozit. Vendosim një qese kuzhine dhe mbyllim mirë kavanozët me kapak. I vendosim në një vend të errët dhe i lëmë për rreth 1 javë dhe më pas turshitë janë gati për t’i konsumuar.