Çorbë me hithra të njoma, shumë vlera ushqyese por dhe shije nga zonja Albana

28 Nëntor, 11:44

Çorbë me hithra të njoma

Përbërësit:

  • 500 gr hithra të njoma
  • 500 ml qumësht
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë / vaj ulliri
  • 1 lgj miell
  • 1 vezë
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë hithrat dhe me pas i presim imët. I vendosim të ziejnë me kapak gjysmë mbuluar për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët në rende. Më pas shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë pak ngjyrë. Hudhrat i presim në feta ose i grijmë në rende dhe i shtojmë së bashku me qumështin, të cilin e hedhim gradualisht. E trazojmë herë pas here derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek çorba. Shtojmë hithrat dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës.