‘Djalin e rrëmbeu fqinja, e shiti për 300 mijë lekë’/Shokon gjyshja: Në gjyq zbulova se nipi 4 vjeç…

27 Nëntor, 17:48

 

Ishte data 4 qershor e vitit 1995, kur 4 vjecari Jonuz Luga del të luaj në oborrin e shtëpisë, i shoqëruar nga nëna e tij. Rreth orës 11 të paradites ai i kërkon nënës së tij dicka për të ngrën. Menjëherë, Anila, futet në shtëpi dhe fillon ti përgatis drekën djalit të saj. Jonuzi vazhdon në pafajësin e tij të luaj i shkujdesur pranë një makine. Pas përgatitjes së ushqimit nëna e tij del në oborr dhe vëren mungesën e djalit… Vetëm 15 minuta më vonë, prindërit e Jonuzit shkojnë në policin e Durrësit dhe denoncojn zhdukjen e 4 vjecarit. Dëshmitar të ndryshëm pohuan kohë më vonë se atë ditë qarkullonte nëpër lagje një autoveturë tip Benz me targa të qytetit të Fierit, por askush nuk e ka parë momentin kur Jonuzi është zhdukur pa lënë gjurmë… Kërkimet e policisë u finalizuan në datën 10 gusht të vitit 1995, kohë në të cilën u arrestuan dhe 2 të dyshuarit e parë për rrëmbimin e fëmijës. Bashkëshortët Sokol dhe Mjalinda Dema, po nga qyteti i Durrësit, ku ia kishin dorëzuar djalin porositësit, Flamur Dinos dhe kishin marrë në këmbim 300 mijë lekë të vjetra. Pas kapjes së autorëve të parë, në pranga u vunë dhe 2 bashkëpuntorë të tjerë. U mësua se 4-vjecari qëndroi disa ditë në Fier dhe më pas u shit në shtetin grek. Pavarësisht kërkimeve ndër vite ende nuk dihet se ku ndodhet Jonuz Luga që sot rezulton të jetë 33 vjec. Familja e kërkon ende sot duke shpresuar që një ditë do të kenë mundësin ta përqafojnë sërisht djalin e tyre.…