Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana

28 Nëntor, 11:54

Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji me miell misri
  • 1 tas mesatar me mëlçi qengji
  • Pak tul mish qengji
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • 2-3 lugë gjalpë i freskët
  • 5-6 filxhanë çaji lëng nga mëlçitë
  • Nenexhik të freskët ose të thatë
  • Kripë, piper sipas shijes

Përgatitja:

Vendosim mëlçitë në ujë të vluar, ndërkohë vendosim dhe mishin të ziejë. Më pas në një tigan kaurdisim mëlçitë e prera në kubikë, ndërsa mishin e vendosim në pjekje në furrë. Në vijim, në një tigan kaurdisim qepën e grirë hollë me pak gjalpë të freskët. Shtojmë mëlçitë dhe nenexhikun e grirë hollë, i kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas lëngun e të brendshmeve. Sapo lëngu të nisë të ziejë shtojmë miellin e misrit. E lëmë harapashin të zjejë derisa të trashet pak dhe të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. E servirim menjëherë të ngrohtë duke vendosur sipër mishin e pjekur.