Bullgur me mish, qepujka e spec / Shije e shëndetit nga zonja Albana

26 Nëntor, 11:46

Bullgur me mish qingji

Përbërësit:

  • 1 gotë bullgur kokërr madh
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 4 kumbulla të thara
  • 6 qepujka
  • 100 gr mish qingji pa dhjamë
  • 1/2 spec i kuq
  • 1 lç margarinë
  • 2 gota ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe margarinën. Pasi të shkrijë margarina shtojmë qepujkat dhe i kaurdisim në zjarr të ulët për 1-2 minuta. Shtojmë specin e kuq dhe më pas mishin gjysëm të zier. Shtojmë kumbullat e prera në kubikë të vegjël, me pas vazhdojmë me shtimin e bullgurit, kripës dhe ujit. I lëmë të ziejnë derisa të kenë pirë ujin. E heqim gatimin nga zjami dhe e lëmë të pushojë për rreth 20 minuta dhe më pas e servirim.