Supë me brokoli dhe pana, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana

26 Nëntor, 11:41

Supë me brokoli dhe pana

Përbërësit:

  • 500 gr brokoli
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri / gjalpë
  • 1 patate
  • 1 litër lëng perimesh / ujë
  • 200 ml pana gatimi
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak arrë moskat
  • Djathë kaçkavall sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin ose gjalpin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën, brokolin dhe patatet në tenxhere dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun e perimeve ose ujin, derisa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në zjarr mesatar për 15-20 minuta, derisa brokoli dhe patatet të jenë të buta. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në një masë kremoze. E rivendosim më pas në zjarr duke shtuar panën. E përziejmë mirë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat sipas shijes. E shërbejmë supën të ngrohtë, spërkatur me pak kaçkavall të grirë ose me kubikë buke të thekur.