Fshati Gjergjan ngrihet mbi kodrina me ullinj dhe zbret poshtë në fusha të punuara, si një mozaik i gjelbërt. Ndalesë në familjen Sharra, një familje që e mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti. Më pas, qëndrim në minifermën e Tajar Lamçes që, prej një viti, mban 15 lopë të racave nga më të mirat. Në udhëtim në fshatin Gjergjan bashkë me ne, agronomja Luljeta Çala. Ndiqni reportazhin 'Në Gjergjan të Elbasanit' të dielën, premierë, ora 13 e 30, me gazetarin Agim Pipa.