‘Pasi piu kafen me nusen,mamaja u zhduk’/I biri:Erdhëm me urgjencë nga Greqia,dyshojmë se…

4 Nëntor, 18:04

 

Një e moshuar rezulton e humbur për familjarët që prej datës 2 nëntor të këtij viti. Bëhet fjalë për 64 vjecaren Dallandyshe Heqimaj, banuese në fshatin Visokë, në rrethin e Mallakastrës. Sipas familjarëve, atë ditë nëna e tre djemëve ka konsumuar kafen me njërën prej nuseve në oborrin e shtëpisë. Gjendja e saj ka qënë e mire atë mëngjes, dhe pse zonja Dallandyshe Heqimaj kurohej prej shume vitesh nga depresioni. Pas një qëndrese prej rreth 2 orë në oborr, nusja e djalit ka lëvizur dhe e ka lënë vjehrrën vetëm në dhomën që perdornin si kuzhinë pas shtëpisë. Nga ai moment, 64-vjecarja është zhdukur pa lënë një adresë. Djemtë, nuset dhe bashkëshorti jane vendosur ne levizje por fatkeqsisht nuk kane gjetur asnjë gjurme të saj në fshat, dhe pse ora ka qene 12:00 e drekës asnjë banor se kishte hasur në rrugicat e lagjes ku ajo banonte. Pas denoncimit në polici dhe hapjen e kamerave të sigurisë nga bizneset private, u arritë të sigurohej rruga që 64-vjecarja kishte përshkruar. Ajo kishte dal nga fshati dhe kishte mberritur në autostradën Fier-Ballsh. Djemtë e saj dyshojn se Dallandyshja, për shkak të gjendjes të rënduar mund të jetë larguar e pavetëdijshme dhe mund të jetë në situatë rruge.