Pa Gjurme-‘Endrra e tij ishte të bëhej sportist’/Vëllai i të humburit: Iku e askush se pa, mendojmë…

25 Tetor, 17:45

Pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare Iliri shkoi në Durrës për të vazhduar shkollën e Fizkulturës. Si rezultat i mospershtatjes me ambjentin atje Iliri ra në depresion, ndërsa familja u njoftua nga profesori që të shkonin të merrnin djalin, pasi nuk ishte në kushte të mira psikologjike. Iliri u rikthye në Fier, për të vijuar shkollën e mesme ndërsa mori mjekime. U bë mirë për një farë kohe, por më pas rinisi sërish shqetësimet ndërsa familja u detyrua të transferohej në Tiranë. Ishte data 2 gusht kur sapo ishte kthyer nga shëtitja, e ëma shkoi ta kontrollonte në dhomën e gjumit Ilirin por nuk e gjeti këtë të fundit aty, vetëm dritaren e lënë hapur. Kontrolluan gjithkund pasi po binte errësira, por nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të tij. Pyetën kudo, këdo që mund ta kishin parë, por asnjë përgjigje. Thirrje kjo e cila nuk u arrit të realizohej për sa kohë Myrvete Shani ishte në këtë jetë, pasi nëna e Ilirit mbylli sytë përgjithnjë duke mos mësuar asgjë për fatin e të birit. Ajo iku nga kjo botë me pengun e djalit për të cilin dëshmitë kanë qenë të shumta se ishte parë në kryeqytet dhe në Durrës por derimë tani nuk dihet asgjë konkrete për 58-vjeçarin.