Lakror i çobanit nga zonja Albana / Ja si ta përgatisni recetën e vjetër shqiptare

14 Tetor, 11:32

Lakror i Çobanit

Përbërësit:

  • 250 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 lk salcë domate
  • 1 kg patate
  • 1 gotë qumësht
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë, piper, majdanoz

Përgatitja:

Mishin e grirë e kaurdisim me qepën e grirë hollë. Shtojmë salcën e domates ose domate të freskët, pak ujë, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë derisa të ngelet me pak lëng, në fund hedhim majdanoz. Ndërkohë përgatisim një pure patatesh të trashë me gjalpë, qumësht, vezë dhe e ndajmë në dy pjesë. Në një tavë të lyer dhe të pudrosur me galetë, vendosim gjysmën e puresë. Sipër saj hedhim kimën e përgatitur, e sheshojmë mirë dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të puresë. E spërkatim me gjalpë dhe me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të piqet sa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.