Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

14 Tetor, 11:26

Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë

Përbërësit:

  • 1 lulelakër mesatare
  • 2 gjokse pule
  • 1 qepë e thatë
  • 1/2 lgj salcë domate
  • Kripë, piper, rigon
  •  
  • Salca beshamel:
  • 2 lgj gjalpë
  • 3 lgj miell
  • 2-3 gota qumësht
  • Kripë, arrë moskat
  • Pak djathë pice / kaçkavall

Përgatitja:

Lulelakrën e ndajmë në boçe dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë. Gjoksin e pulës e presim në copa dhe e kaurdisim në tigan. Shtojmë qepën e grirë që të kaurdiset bashkë me kubikët e mishit të pulës. Shtojmë salcë e erëza dhe e lëmë të zihet me ujë të pakët. Në një tavë vendosim lulelakrën, kimën me mishin e pulës dhe përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpin e tretur në tigan. Më pas shtojmë qumështin e përzier me pak ujë, rregullojmë shijen dhe hedhim beshamelin në tavë mbi kimë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.