Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Shtator 2026, Receta/ Problemet me tretjen & përthithjen e vitaminave dhe mineraleve

23 Shtator, 16:10 | Përditesimi: 23 Shtator, 16:10

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë misri me presh dhe shëllirë / Supë me pashaqofte / Misra të pjekur me erëza.

Shpesh mendojmë se të ushqehesh shëndetshëm do të thotë thjesht të zgjedhësh ushqimet e duhura. Por a mjafton vetëm ajo që vendosim në pjatë? Në të vërtetë, një pyetje po aq e rëndësishme është: sa prej vlerave ushqyese të atij ushqimi arrin të përthithë realisht organizmi ynë? Si shpjegohet që një person mund të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, mund të marrë edhe suplemente, dhe përsëri të ketë mungesa të hekurit, vitaminave apo mineraleve? Sa ndikon stresi kronik në procesin e tretjes dhe në mënyrën sesi organizmi e përpunon ushqimin? Dhe a mund të ndikojë mënyra si hamë, të ngrënit me nxitim apo përtypja e pamjaftueshme, në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese? Nga ana tjetër, lodhja që shumë njerëz ndiejnë pas ushqimit, a është gjithmonë normale apo mund të jetë një sinjal që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sistemit tonë tretës? Dhe çfarë ndodh me ritualet që janë bërë gjithnjë e më të përhapura, si përdorimi i uthullës së mollës apo xhinxherit para vakteve? A kanë vërtet një rol në tretje dhe përthithje, apo kemi të bëjmë me pretendime që nuk mbështeten domosdoshmërisht nga shkenca? Çfarë mund të bëjmë në jetën e përditshme për të ndihmuar organizmin të përfitojë sa më mirë nga ushqimi, të përmirësojmë tretjen dhe të përthithim mineralet dhe vitaminat e nevojshme? Për këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com