Gjendet e moshuara në rrugë, reagon i biri:Po e kërkoja,nuk dua ta besoj që…

1 Tetor, 17:54

Pasditen e 23 shtatorit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ u denoncua nga një qyetetare, një zonjë e moshuar, e cila kishte përfunduar në situatë rruge, pasi ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Qytetarja nga Shkodra që e kishte gjetur në rrugë zonjën e moshuar e kishte strehuar në shtëpinë e saj për disa ditë, teksa kujdesej për të. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe të vetmin detaj që mbante mend ishte emri i saj, Sofia. Zonja e moshuar është në gjendje kritike shëndetësore, ku kishte disa të djegura në trupin e saj. Gjatë transmetimit një qytetar telefonoi live duke dëshmuar se Sofia ishte nga qyteti i Shkodrës. Ndër të tjera tregoi se para disa 2 vitesh shtëpia e saj në afërsi të Bunës ishte djegur. Fatëkeqisht nga flakët e zjarrit, kishte humbur jetën dhe bashkëshorti i saj. PAsditen e sotme në lidhje telefonike reagoi djali i zonjës i cili konfirmoi këto detaje dhe se bëhej fjalë për nënën e tij duke treguar arsyet pse kishte përfunduar në rrugë.