Patate furre me krem dhe proshutë nga zonja Albana, super shije në pak minuta

20 Shtator, 11:13

Patate furre me krem dhe proshutë

Përbërësit:

  • 4 patate të mëdha
  • 500 ml pana
  • 2 kokrra vezë
  • 250 gr djathë pice
  • 12 feta proshutë
  • 12 feta djathë pice
  • 2 qepë mesatare
  • 2 lgj gjalpë / margarinë
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Presim fillimisht në disqe patatet. Kaurdisim qepën e prerë në gjysmë hëne. Përziejmë patatet me panën, qepët dhe gjysmën e masës së djathit. I kalojmë në tavë të spërkatur me vaj. Shtrojmë proshutë, djathë, sërish patate, djathë, proshutë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Përpara se ta largojmë tavën nga furra e spërkasim me djathë dhe e lëmë për pak minuta në furrë.