Turshi me patëllxhanë, sekretet e recetës që përgatitet në çast nga zonja Albana

18 Shtator, 10:59

Patëllxhanë turshi

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 5 thelpinj hudhër
  • 2 tufë majdanoz
  • Kripë të trashë
  • Piper kokërr
  • Gjethe dafine
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në disqe, i lëmë në uje të ngrohtë me kripë për 1 orë. Kullojmë ujin, presim specat në kubikë, shtojmë majdanozin e grirë imët, hudhrat dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë. Në një tenxhere tjetër shtojmë ujë, kripë të trashë, gjethe dafine dhe piper kokërr. Lëngun e shtojmë në kavanoz ku kemi hedhur patëllxhanët. Mbyllim kapakët dhe i lëmë në një vend të errët për 1 javë.